‘’Ura e drurit’ne Struge, gati në fillim të dhjetorit

‘’Ura e Drurit’’ një donacion i komanisë ‘’Trim& Lum’’ për qytetin do t’i rikthehet Strugës në ditët e para të dhjetorit, konfirmon presidenti i kësaj kompanie Mendi Qyra.Ai saktëson se pavarsisht disa mangësive objektive që dolën si rezultat i transportit specialë dhe lejeve respektive që kërkonte nga cdo vend ku do të kalonte nga Austria që ka prodhuar këtë objekt, ky simbol i Strugës do të jetë gati në ditët e para të dhjetorit.Para disa javëve në një dalje publike kryetari i Komunës së Strugës Ziadin Sela i shoqëruar nga biznismeni strugan Mendi Qyra paralajmëruan ndërtimin e ‘’Urës së Drurit’’mbi drinin e zi objekt i cili para disa viteve u spostua.Ndërkohë në fjalën e tij biznismeni Qyra atëherë nënvizoi se u përcaktua për këtë donacion sepse sic tha ky objekt ka një simbolikë të vecantë për qytetin e Strugës.‘’Unë jam me fat  dhe i lumtur që kam një status të tillë që mund të bëj  një investim si ‘’ura e drurit’’ .Një investim me karakter publikë i bërë nga kompania ‘’TRIM & LUM’’në kordinim  me kryetarin Ziadin Sela.Ky projekt është i rëndësishëm dhe jo rastësisht unë jam përcaktuar për këtë projekt kjo duke marr parasysh edhe gërshetimin e vlerave të këtij objekti  dhe simbolikën që kishte ky objekt në të kalurën e cila iu mor para 5 viteve kur edhe u shkatërrua.Projekti ka filluar që pesë muaj më parë ura   është duke u punuar  dhe do të montohet me shumë gjasë deri në fund të muajit nëntor ‘’tha atëherë  Qyra.Një nga objektet për të cilat ka nostalgji në Strugë, vazhdon të jetë ura e dikurshme e drurit e cila kur u spostua para disa vjetëve u premtua  se e njëjta do të zëvendësohet me një të re .Nga ana e pushtetit vendor në disa raste janë dhënë garanca se Ura e re që do të ndërtohet do të jetë identike me atë të dikursheme.‘’Ura e Drurit’’ edhe pse që nga viti 2011 si rezultat i gjendjes së palakmueshme dhe  degradimit u spostua,  për struganët ajo  mbeteti  një ‘’simbol’’ që i duhej rikthyer qytetit.Ura u prish nga pushteti i atëhershëm vendor  me arsyetimin se në një kohë të shpejtë e njëta do të zëvendoheshte me një urë të re por vitet  kaluan dhe ura asessi të duket mbi ‘’Drinin e zi’’. Ura e drurit në Strugë është ndërtuar për një vit në vitin 1987 me mjete financiare nga pushteti qendror, ndërsa është ndërtuar nga kompania e atëhershme Jugo Drvo. Në vitin 2011 nga komuna ishte  themeluar një komision  që ta përcaktoj gjendjen e urës. Ky komision ka ardhur në përfundim se për rindërtim nevojiten mjete të njëjta si edhe për ndërtim të një ure të re. Sipas raportit të komisionit është vendosur që ura të largohet me arsyetim se ura është e rrezikshme e cila edhe ndodhi por ura e re nuk u ngrit pavarsisht që kaluan pesë vjet që nga ajo kohë.. Ndërtimi i urës është kërkuar me ngulm nga qytetarët strugan, ndërsa realizimi i këtij projekti do të jetë edhe një tjetër investim i dobishëm dhe i rëndësishëm për qytetin turistik.(KOHA/Strugalajm.com)