Urim Saliu: Një fije peri na ndan nga ndonjë destabilizim i mundshëm

Gazetari Urim Saliu vlerëson se situata politike me fushatën parazgjedhore, incidentet dhe ProkurorinëSPECIALE Publike është ashpërsuar dukshëm. Sipas tij, një fije peri na ndan nga ndonjë destabilizim I mundshëm, transmeton TetovaSot.

“Maqedonia është përpara një situate shumë dramatike. Janë përzier shumë gjëra. Fushata elektorale ashpërsuese dhe e nisur para kohe. Kemi një luftë të pa kompromis midis drejtuesve të institucioneve .Kemi gjyqësinë kundër gjyqësisë .Kemi betejën e hapur në MPB.

Kemi po ashtu betejën midis shërbimeve sekrete që janë përzier tashmë. Midis këtij kaosi po vjen dimri i rëndë i politikës që po ashpërson tonet. Jeta e jashtëzakonshme është përballë vdekjes së jashtëzakonshme siç do thoshte Cvajgu për Leon Tolstoin për ditët e fundit të tij i braktisur nga gjithçka.

Në rastin tonë kemi politikën që po zhvillohet në gjendje të jashtëzakonshme aq sa një fije peri na ndan nga ndonjë destabilizim i mundshëm. Situata është shumë më dramatike nga ç’duket. Tensioni veçmë ka nisur. Arrestime shihen në horizont.”, shkroi gazetari Urim Saliu në llogarinë e tij nëFACEBOOK