Urimi i Bill Klinton për ditëlindjen e 85-vjeçarit nga Tropoja

Urimi i Bill Klinton për ditëlindjen e 85-vjeçarit nga Tropoja


Urimi i Bill Klinton për ditëlindjen e 85-vjeçarit nga Tropoja

Florida Hoxha është një vajzë e re shqiptare që prej 10 muajsh punon për Fondacionin Clinton në Nju Jork.

Javën e shkuar, ajo kërkoi leje nga puna, pasi i duhej të shkonte në Shqipëri, duke treguar se arsyeja pse dëshironte të vizitonte vendlindjen, ishte 85 vjetori i  gjyshi të saj në Tropojë.

Dy ditë përpara se të nisej për në Shqipëri, Floridës i erdhi një zarf.

Ajo tregon për dritare.net, gjithë habinë dhe emocionin e saj, kur pa brenda në zarf një letër, të firmosur nga vetë ish Presidenti amerikan, Bill Klinton.

Klinton i uronte ditëlindjen gjyshit të punonjëses së Fondacionit të tij, me këto fjalë:

“I dashur Januz,

Gëzuar 85 vjetorin.

Uroj të festoni gëzueshëm dhe që viti pasardhës të sjellë kujtime të mrekullueshme për ju dhe njerëzit tuaj të dashur.

Sinqerisht,

Bill Clinton”.