Urimi i Donald Trump për Pavarësinë e Kosovës, çmend serbët!

Mesazhi i urimit për pavarsine e Kosovës nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nuk është pritur mirë në Serbi.

“E ardhmja e Kosovës sovrane, multietnike e demokratike bazohet në rajonin e Ballkanit stabil, të begatë dhe plotësisht të integruar në bashkësinë ndërkombëtare”, të përditshmet beogradase citojnë presidentin Trump.

Trump ka shtuar se e mirëpret vazhdimisht e bashkëpunimit të gjerë dhe të thellë, të përqendruar në rritjen e zhvillimit demokratik e ekonomik, forcimin e sundimit të së drejtës në Kosovë, zgjidhjen e kontesteve me fqinjët, si dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe luftëtarëve të huaj terroristë.

“Trump ia uron Thaçit pavarësinë: E kemi festuar të artën (medaljen e artë olimpike të fituar nga Majlinda Kelmendi në Rio), FIFA-n”, është titulli i televizionit serb b92.