Ushqimet që duhet të konsumojmë në dimër

Duke shtuar në dietën tuaj ushqime të caktuara, ju do ta ndihmoni veten ta kaloni stinën e ftohtë të dimrit pa stres.

Studiuesit e Washington University” kanë renditur disa super ushqime për shëndetin, të cilat na ndihmojmë të pushojmë më mirë si dhe mposhtim ankthin.

Sipas tyre, ushqimet më të preferuara për këtë stinë janë buka integrale (e përbërë me drithëra të plota), çaji i ngrohtë, çokollata e zezë, frutat arrore (p.sh. bajamet), si dhe ushqimet e pasura me vitaminë C, siç janë agrumet. Sigurisht nuk duhet harruar përfshirja në menu e peshkut, pastaj karotave, selino dhe sa më shumë ujë.

Të gjitha këto ushqime veç që ofrojnë lëndë të ndryshme ushqyese që janë të dobishme për këtë stinë, po ashtu krijojnë një ndjenjë të ngopjes dhe ulin ankthin. Ato ulin dëshirën për të ngrënë më shumë, e cila shtohet në këto ditë të ftohta kur ne qëndrojmë më shumë mbyllur dhe merremi me më pak aktivitete fizike.

Ushqimet e përmendura më lartë ruajnë edhe nivelet normale të sheqerit në gjak dhe rritin nivelin e serotoninën, hormonit i cili është i lidhur me ndjenjë pozitive.