Ushqimet që rrisin gjoksin pa qenë nevoja t’i drejtoheni kirugjisë

Shpehherë në biseda me miqsh qarkullon shprehja urbane ‘’ Flit sa të duash, unë i kam sytë tek gjoksi yt’’. Mos e merrni apriori si fyerje, është një shprehje miqësore që rithekson vlerën e një prej pjesëve më femërore të trupit të një femre.

Së pari gjintë janë organ jetëdhënës pasi prodhojnë qumështin e gjirit për rritjen e shëndetshmë të një foshnjeje.Por përtej kësaj, gjoksi është po ashtu një simbol feminiliteti. Nëse doni forma të bukura e më të mëdha jo domosdoshmërisht duhet t’i drejtoheni kirugjisë estetike dhe implanteve. Ne kemi  diçka për t’ju thënë:

Soja: Soja dhe nënproduktet e saj përmbajnë fitoestrogjenë natyralë që ndihmojnë në forcimin dhe rritjen e madhësisë së gjinjve. Shtojini dietës suaj qumësht soje, fara soje dhe tofu ( djathë i bërë me qumështine sojës, kripë deti dhe lëng limoni).

Farat: Në artikujt tanë ju kemi këshilluar vazhdimisht të konsumoni farat e lirit, lulediellit, kërpit, susamit, sojës dhe kungullit.. Farat përmbajnë jo vetëm fitoestrogjenë, por edhe ushqyes të tjerë të shëndetshëm si acidet yndyrore Omega-3, antoksidantë dhe fibra vegjetale.