Ushtria turke godet qindra pozicione të ISIS-it

Forcat e ushtrisë turke, në kuadër të ofensivës “Mburoja e Eufratit” kanë goditur 217 pozicione të organizatës terroriste ISIS, mes të cilave ka pasur edhe depo armësh. Sipas një njoftimi nga Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë turke, trupat kanë vazhduar aktivitetin e tyre në kuadër të ofensivës “Mburoja e Eufratit”, që nisi më 24 gusht. Në ditën e 117-të të kësaj ofensive janë goditur 160 pozicione të ISIS-it me anë të artilerisë së rëndë, ndërkohë 57 pozicione të tjera përmes avionëve të forcave të armatosura të Turqisë. Gjatë konflikteve të armatosura është vënë re që militantët e organizatës terroriste fshihen në godinat publike si shkolla, spitale dhe xhami.

Alsat-M