Ushtria turke vret 20 luftëtarë kurdë

Ushtria turke njoftonte të shtunën se kishte vrarë 20 luftëtarë kurdë të Partisë Punëtore Kurde, e cila është e jashtëligjshme në Turqi, gjatë një sulmi të militantëve ndaj një baze ushtarake në provincën juglindore Hakkari.

Luftëtarët kishin kaluar kufirin turk nga veriu i Irakut dhe tentuan të sulmonin bazën e rajonit malor, njoftonte ushtria pa dhënë më shumë detaje. Juglindja kurde e Turqisë është tronditur nga dhuna që prej prishjes së një armëpushimi dy-vjeçar në korrik të vitit të kaluar. Parti Punëtore Kurde është cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.