Ushtria turke “zhvendoset” në Siri, luftë të ashpër ndaj militantëve të ISIS, 41 të vrarë

Të paktën 41 militantë të ISIS janë vrarë nga forcat e ushtrisë turke në në ditën e 143 të operacionit ushtarak të quajtur “Mburoja e Eufratit”. Sipas mediave turke, në operacionet tokësore dhe ajrore në Siri janë asgjësuar 177 objektiva të ISIS.
Në operacionin ajror, në Suflaniyah dhe Bzagah u goditën 10 objektiva të ISIS. Në këtë operacion u shkatërruan 4 vendstrehime, 4 ndërtesa komandimi dhe dy mjete të armatosura.
Në rajonet e pastruara nga terroristët u neutralizuan 72 bomba artizanale. Që nga dita që ka filluar operacioni e deri më sot janë neutralizuar 2 mijë e 917 bomba artizanale dhe 43 mina. Nga ana tjetër Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë turke publikoi pamjet e operacionit ajror në Suflaniyah dhe Bzagah kundër militantëve të ISIS.