Ushtrimet për femrat e moshës së mesme (Video)

Ushtrimet për femrat e moshës së mesme (Video)

Blogerja e njohur e fitnesit Natalie Jill ka përgatitur programin e ushtrimeve për femrat e moshës së mesme, të cilat kanë probleme me muskujt e lëshuar të tricepseve.

Programi i Natalies përfshin katër ushtrime të cilat bëhen me ndihmën e peshës trupore.

Pra, nuk keni nevojë për kurrfarë peshash, as për palestër, vetëm mbështetuni në trupin tuaj dhe ai do t’ju ndihmojë që duart t’i formësoni deri në perfeksion.

Ajo që gjithashtu është me rëndësi, është që i gjithë trupi “të punojë” gjatë këtyre ushtrimeve kështu që do të aktivizoni të gjithë muskujt.

Natalie konsideron që ky lloj i ushtrimeve është mënyra më e mirë që të zgjidhni problemin e duarve të lëshuara.

Në videon në vijim shikoni se çfarë ka përgatitur Natalie për ju.