Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes në sy të fëmijëve, gruaja tenton të vetvritet

Policia e Fierit ka vënë në pranga Arti Baka, 43 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes në prezenc të fëmijëve.

Ka qenë 29-vjeçarja me iniciale F.B, bashkëshortja e tij, e cila ka bërë denoncimin në polici.

Gjate denoncimit ne polici, ajo ka rrefyer se në disa raste ka tentuar të presë damarët e dorës e të pijë fotoksinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes i mbetur në tentativë” dhe “Dhunë në familje”.