Vajza e ish-ushtarit të vrarë të UÇK-së mbytet me veturë në Fushë-Kosovë

Vajza e ish-ushtarit të vrarë të UÇK-së mbytet me veturë në Fushë-Kosovë

ish-ushtari-730x440

ish-ushtari-730x440

Bleranda Curri, vajza e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Bedri Curri është goditur për vdekje në Fushë-Kosovë. Ajo ka vdekur në rrethana shumë të dyshimta. Një i dyshuar është arrestuar. I ati i saj i vrarë një vit më herët dyshohet se ka qenë dëshmitar i Gjykatës Speciale.   

Gati një vit pas vrasjes së pasqaruar të ish-pjesëtarit të UÇK-së, Bedri Curri në Korreticë të Drenasit, është aksidentuar për vdekje vajza e tij, Bleranda Curri në Fushë-Kosovë.

Burime të Insajderit kanë treguar se e ndjera, është goditur me veturë posa ka zbritur nga autobusi të enjten në mbrëmje.

Admir Salihu nga Drenasi është arrestuar për shkak të mbytjes më veturë që i ka bërë Blerandës rreth 20 vjeçe. Burime nga Policia kanë thënë se i dyshuari Salihu ka hyrë në semaforin e kuq duke goditur vajzën në vija të bardha me të dalë nga autobusi.

“I dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes. Ai nuk e ka respektuar semaforin dhe si pasojë ka goditur këmbësoren”, ka thënë një burim brenda Policisë për Insajderin.

Bedri Curri i vrarë më 21 prill të vitit të kaluar me një plumb në kokë, dyshohet se ka qenë dëshmitar në Gjykatën Speciale. Insajderi kishte raportuar se Curri, kishte qenë pjesëmarrës në kapjen dhe masakrimin e disa ushtarëve serbë gjatë luftës në Kosovë.

37-vjeçari ka qenë ushtar i UÇK -së në zonën që është kontrolluar nga Ajvaz Berisha, i njohur si komandant Tigri.

I ndjeri, prej pasluftës kishte jetuar në Zvicër.

Deri tash nuk është zbardhur kjo vrasje. Asnjë i dyshuar nuk është arrestuar./Insajderi.com