Vajza nga Shkupi incizon “video shtëpiake” me një djalë, puna shkon deri në polici

 

Policia e Shkupit ka ngritur padi penale kundër personit me iniciale V.G. (32), për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “shantazh”. Në mars të vitit 2016 ai është njoftuar me një vajzë, e më pas i ka ofruar punë në një klinikë private, si dhe punë plotësuese si amvise të një nëpunës ambasade. Pas disa ditëve, në facebook vajza ka pranuar një ftesë për miqësi, për të cilin i pandehuri i ka thënë se është një shoku i tij, i cili do t’i ndihmojë për punë. Pasi kanë filluar të komunikojnë, ai në disa raste ka kërkuar që t’i dërgojë fotografi me përmbajtje komprometuese, gjë që vajza e ka pranuar. Pasi i ka pranuar fotografitë, me kërcënime dhe shantazhe se do t’i publikojë fotografitë, ka kërkuar nga vajza e dëmtuar të jetë intime me të me ç’rast e ka incizuar gjatë tërë kohës me telefonine  tij, shkruan Gazeta Lajm.

Në muajin maj t këtij viti, ai i ka kërkuar 500 euro vajzës, që të mos i publikojë fotografitë dhe videot në internet. Vajza ia ka dhënë 300 euro, mirëpo kërcënimet dhe shantazhet nuk janë ndalur. Më datë 18 maj 2017, ia ka dhënë edhe 6.000 denarë, të cilat paraprakisht janë përpunuar dhe fotografuar nga policia, me çrast ai është arrestuar dhe në telefonin e tij janë gjetur materialet komprometuese.