Vajza shet virgjërinë për të shpëtuar familjen

Një vajzë 20 vjeçare nga Seattle, SHBA, po qëndron në një shtëpi publike për të shitur virgjërinë e saj – një mënyrë kjo për të shpëtuar familjen pasi shtëpia e tyre u shkatërrua nga flakët.
Ngjarja ndodhi në vitin 2014, por sipas raportimeve banesa nuk kishte asnjë siguracion.
Tanimë, Katherine Stone, po jeton në një shtëpi publike të ligjshme në Nevada.
“Njerëzit thonë se supozohet ta bësh për dashuri. Por nëse e mendon mirë, unë po e bëj sepse unë e dua familjen time.Është e drejta ime të zgjedh se çfarë bëj me trupin tim. Dhe në këtë gjendje të vështirë ekonomike, unë e kam fajin?” është shprehur ajo në një intervistë për CNN.
Stone kontaktoi me pronarin e shtëpise publike “Moonlite Bunny Ranch”, Dennis Hof, i cili pranoi marrëveshjen për të përfituar gjysmën e çmimi- oferta të cilat kanë arritur deri në 400 mijë dollarë.