Vajzat 14 vjeçare po martohen me dhunë në Zvicër

Vajzat 14 vjeçare po martohen me dhunë në Zvicër

21 të mitura u martuan vitin e kaluar në Zvicër. Kjo është raportuar nga “NZZ am Sonntag”, përcjell albinfo.ch.

Këshillimorja „Zwangsheirat“ është njoftuar për raste të tilla nga kantonet Bernë, Cyrih dhe Solothurn. Klerikë myslimanë kishin martuar të rinjtë nga Siria, Afganistani, Iraku, Eritreja, Somalia, Kosova dhe Maqedonia.

Gjithashtu, të detyruar u martuan edhe tri vajza rome të mitura nga predikuesit e krishterë.

Sipas “NZZ am Sonntag”, martesat nuk janë vetëm të pavlefshme për shkak të moshës së mitur, por edhe sepse nuk janë pyetur fare vajzat. Ligji, megjithatë, pohon se martesa është një parakusht për një martesë fetare të mëvonshme.

Në disa nga rastet e përmendura ka pasur dasma të mëdha me 100 të ftuar, ndërsa ritualet fetare u zhvilluan diku tjetër, thotë për “NZZ Sonntag” Anu Sivaganesan, udhëheqëse në qendrën „Zwangsheirat“. Madje, ndodhën në vitin 2015 martesa nga imamët nëpëmjet telefonit.

Dasmat e ndaluara janë edhe zyrtarisht delikte dhe autoritetet gjyqësore do të duhej të ndërhynin. Përveç kësaj, ka një nevojë për të rritur përpjekjet ndërgjegjësuese dhe informuese në mesin e komuniteteve fetare, sidomos në kuptimin se sipas ligjit përparësi kanë martesat civile.