Vajzat e thjeshta që u bënë pjesë e familjeve mbretërore

A Ja cilat janë vajzat e thjeshta te martuara me prestare familjesh mbretërore.
Me pare martesat ne familjet mbretërore ishin mënyra qe dy shtete te bënin marrëveshje me njëra-tjetrën. Me pas kjo gjë u harrua dhe martesat kryheshin vetëm me persona qe kishin gjak blu apo njëfarë statusi social. Ndërkohë sot dashuria është i vetmi kriter për te vendosur unazën ne gisht. Ja cilat janë vajzat e thjeshta te martuara me prestare familjesh mbretërore.

Kate Middleton

Ajo dhe Princi William janë takuar ne Universitetin St Andrews gjate viteve te universitetit. Princi dashurohet me Kate dhe pas 10 vitesh bashke i kërkon dorën për martese.

Sofia Hellqvist

Ajo ka qene dikur yll reality show ne Suedi dhe ka pasur tatuazhe dhe foto seksi ne te kaluarën e saj. Megjithatë Prindi Carl Philip ra koke e këmbë ne dashuri me te dhe i propozoi martese.

Letizia Ortiz

Ajo ishte gazetare kur u takua me Mbretin Felipe te Spanjës. Te dy u takuan ne vitin 2002 gjate një reportazhi dhe ne 2004-ën u martuan. Sot janë bere Mbret dhe Mbretëreshë.

Grace Kelly

Mes aktores hollivudjane dhe Princit Rainier te Monacos ka pasur një dashuri me shikim te pare. Ata u martuan vetëm disa muaj pas takimit.

Maxima Zorreguieta

Kur u takua me mbretin Willem-Alexander te Holandës, Maxima ishte bankiere ne New York. Ne vitin 2002 ata u martuan.

Rania Al-Yassin

Rania pati nderin te takonte Mbretin Hussein te Jordanisë dhe familjen e tij gjate një darke. Ajo u mahnit nga sharmi i djalit te tij Abdullah me te cilin u martua ne vitin 1993. Vetëm gjashte vite me vone Rania u be Mbretëreshë.

Charlene Wittstock

Ish kampionia e notit dhe Princi Albert i Monakos janë martuar ne vitin 2011 pas 1 viti lidhje edhe pse ka pasur kritika për diferencën ne moshe prej 10 vitesh.