Vajzën që vdiq në spitalin privat e njihnim të gjithë, i vëllai: Më iku drita e syve, pse o Zot?

 

Vajza qe nderroi jete sot ne nje spital privat ne Tirane eshte nje emer i njohur, pasi ka qene pjesemarrese tek Gjeniu i Vogel.

Ne nje postim ne rrjetin social Facebook, daja i saj, Liro Likaj ka dhene edhe detajet per ngjarjen. Ai thote se mbesa e tij vdiq pas nje nderhyrje ne gju per meniskun dhe ligamentin.

Reagime ka pasur edhe nga vellezerit e saj ne rrjetet sociale, te cilet kane shprehur dhimbjen e madhe per humbjen e motres se tyre, ose sic e quajne “driten e syve’.


Statusi i plote ne Facebook i dajes, Liro Likaj:

Une jam daja I Blerta Pepa e cila ka qene pjesmarrese tek Gjeniu I Vogel. Blerta fatkeqsisht u nda nga jeta ne moshen 16 vjecare mengjesin e sotem, pas nje nderhyrje ne gju per meniskun dhe ligamentin.

Kemi bere denoncim ne polici pasi besojme qe ka qene nje papergjegjshmeri dhe tregti me jeten e nje femije duke qene se i kryen nje operacion si me urgjence nga ora 10 ne mengjes qe ishte planifikuar por e bene ne oren 19.30 te darkes duke qene se doktori i huaj qe beri nderhyrjen duhet te iki kete te marte ne Greqi ku gjithashtu punon.

Ju lutem bejini nje tribut Blertes e cila nuk jeton me vetem per nje operacion ne gju dhe hetoni apo pasqyrojeni si lajm pasi eshte teper e rende besoj per te gjithe Shqiperine qe nje gjeni e vogel si Blerta, te humbi jeten nga vetem nje nderhyrje ne gju, kur na ishin dhene te gjitha garancite qe cdo gje do shkonte mire nga spitali.

Si i pari i qeverise te kerkoj te behet cdo gje qe drejtesia te vihet ne vend pasi ajo vdiq nga babezia e eurove te spitaleve private e shtetit qe nuk u interrsua qe ta mundesoje sherimin pasi ne ministri te shendetesise dhe te arsimit ( u vra ne gju ne oren e fiskultures tek Cajupi) dhe pergjigjia qe qe sa femije vriten ne dite ne shkolle nuk i ndihmojme dot.
Duam drejtesi.