Vali Corleone i dhuron gur diamanti nënës me djalin e sëmurë me tumor

Vali Corleone i ka dhuruar një gur diamanti gruas së ve të dëshmorit Selim Berisha për ta ndihmuar atë të mjekojë djalin e sëmurë me tumor në Turqi.

Shpresa Berisha  në videon e publikuar në faqen e Valit në Facebook, rrëfen vështirësitë e saj ekonomike duke shtuar se askush nuk e ka ndihmuar për trajtimin e djalit.

Ajo thotë  djali ka një vit e gjysmë i sëmurë me tumor dhe është shtruar në spitalet e Kosovës dhe të Shqipërisë, por ai ka nevojë të mjekohet në Turqi.

Dhe derisa të gjithë ia kanë mbyllur dyert, ajo ka vendosur të kërkojë ndihmë nga Vali.

Guri diamanti ‘Colombian Emerald’ që “Kingu i ka dhuruar asaj e mbulon shumën e nevojshme për mjekimin e djalit.