Vandalët në Buenos Aires prishin statujën e Messit

Vandalët kanë prishur statujën e Leo Messit në Buenos Aires, në natën midis së dielës e të hënës.

Statuja ishte vendosur vetëm gjashtë muaj më parë, si homazh për kampionin argjentinas, por edhe për ta bindur për të mos u larguar nga kombëtarja, vendim që Messi e mori pas humbjes në finalen me Kilin në Copa America Centenario.

Statujës i mungon krejtësisht pjesa e sipërme, me bustin dhe kokën e lojtarit.

KOMENTET TUAJA