Varri masiv 400 metra i thellë ku janë hedhur mbi 4 mijë njerëz (VIDEO)

Rreth 400 metra i thellë, besohet të jetë varri më masiv i gjetur ndonjëherë në Irak. Aty besohet se janë rreth 4 mijë trupa njerëzish.Gropa gjigante ka “gëlltitur” më shumë trupa të gjymtuar të armiqve të ISIS që kurse xhihadistës morën nën kontroll Mosulin në vitin 2014 në Irak. Vendasit dridhen kur flitet për krimet e llahtarshme atje.

Bëhet fjalë për Khasfa Sinkhole, ku njerëz të lidhur nga duart dhe sytë, janë hedhur atje, përfshirë këtu edhe pakicat Yazidi.

Besohet se në një ditë janë qëlluar dhe hedhur atje rreth 2 mijë policë dhe ushtarë.

Human Rights Watch thotë se “Khasfa është padyshim varri më i madh dhe më masiv i shkaktuar nga ISIS në Irak.