Varrimi i të riut që u vra, mbyllen të gjitha kafiteritë në Mitrovicë

Ermal Kamberaj, 24 vjeç, menaxher i një kafiterie në Mitrovicë, u vra mbrëmë, sipas policisë, me tre plumba. Varrimi i të riut është paraparë të bëhet sot pasdite, ndërsa, të gjitha lokalet e qytetit do të mbyllet përgjatë asaj kohe, në shenjë solidarizimi, e edhe proteste.

Kamberaj u qëllua me tre plumba mbrëmë rreth orës 21:30 në vendin e tij në punës në lokalin Check-in. Ai do të varroset sot në ora 16:30 në varrezat në Shipol, shkruan gazetametro.net.