Varroset në një kuti këpucësh të markës së njohur

Qindra njerëz u mblodhën në një nga funeralët më modernë të kohërave, të adoleshentit që u varros në një arkivol të ngjashëm me kutinë e këpucëve të firmës së njohur Adidas.

Jack Gudge, 17 vjeç, vdiq nga dëmtimet serioze që mori në kokë gjatë një sherri jashtë një dyqani të Tesco Express në 16 Korrik.

Tre burra dhe një 15 vjeçar u arrestuan në atë kohë, por policia lajmëroi muajin e kaluar që askush nuk do të përballej me akuza kriminale.

Dje, në funeralin e tij, tetë miq mbajtën arkivolin blu që kishte tre vija të bardha sipër duke rikrijuar kështu kutinë e Adidas. Ndërkohë lule që formonin fjalën “chav” – një nga termat e preferuara të Jack – u vendosën me ngjyrë të zezë, të bardhë dhe të verdhë rreth “kutisë”.

3A058E8100000578-0-image-m-70_1478178234387