Vazhdohet edhe për 90 ditë ndalesa për punë e kombinatit Jugohrom

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përkatësisht, Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor, në bazë të Ligjit për mjedis jetësor, ka marrë vendim për vazhdimin e ndalesës për punë të kombinatit Jugohrom edhe për 90 ditë.

Një vendim i tillë është ndërmarrë pasi që inspektorët e Inspektoratit shtetëror të mjedisit pas kontrollit të bërë kanë konstatuar se kombinati Jugohrom nuk i ka plotësuar kushtet e parapara në planin operativ ku mes të tjerash parashihet vendosja e sistemit për filtrim.