Vazhdojne sulmet ndaj gazetareve ne Maqedoni

Gazetari i Televizionit “Telma”, Pavle Belovski, mbrëmë është sulmuar fizikisht nga një person i panjohur përpara ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, pak përpara se të kyçet drejtpërdrejtë në lajmet e fundit, informuan nga televizioni.

Sulmuesi është afruar te gazetari dhe ka filluar ta godasë me grushta. Gazetari nuk është lënduar, ndërkaq disa policë kanë qenë afër dhe menjëherë kanë reaguar dhe e kanë arrestuar sulmuesin.

Televizioni paralajmëroi se do të paraqesë padi për sulmuesin e gazetarit derisa e ka kryer punën e tij.

Deri më tani nuk dihen arsyet për sulmin fizik.