Vazhdon keqtrajtimi i “Grupit të Kumanovës”, seanca ndërpritet për një orë

Vazhdon keqtrajtimi  brutal ndaj të akuzuarve në rastin “Lagja e Trimave”. I akuzuari Enver Hoxha Kljan nga dhuna që i është ushtruar nuk është në gjendje që të ndjek seancën gjyqësore. Ankesa se mbi ta është ushtruar dhunë fizike deklaruar edhe Lirim Krasniqi, Genc Sefa, Esat Tafegjolli, Andi Krasniqi, Shefqet Kallaqi, Rufki Dogani, përderisa i akuzuari  Mendirit Rustemi ka kërkuar kontroll nga psikologu ndërsa gjendja e Mirsad Qerimi është përkeqësuar shumë me çka avokatja mbrojtëse kërkoi edhe intervenim nga një mjek specialist.

Seanca gjyqësore është ndërprerë për një orë për shkak që të kryet kontroll mjekësor tek të akuzuarit të cilët kanë raportuar se mbi ta ushtrohet dhunë. Ndërkohë edhe gjykatësja e lëndës ka kërkuar nga MPB që të merren masa mbi këtë çështje.

Avokatët mbrojtës Naser Raufi dhe Artene Ademi thanë se nëse vazhdon keqtrajtimi i të akuzuarve ato do të bojkoton seancën. Përderisa të akuzuarit ankoheshin për maltretim prestarët e sigurisë së ambientit fyenin dhe ofendonin të akuzuarit.

***

Vazhdon seanca e radhës për “Grupin e Kumanovës”

Në Kompleksin gjyqësorë në Shkup sot vazhdon seanca e radhës gjyqësore për “Grupin e Kumanovës”. Në këtë lëndë do të gjykohen 37 të akuzuar për veprën penale “terrorizëm” dhe për “mbështetje logjistike”, në ndodhitë e 9 dhe 10 majit të vitit të kaluar në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë.

Pas përfundimit të dëshmive nga dëshmitarët e mbrojtur sot seanca do të jetë me dyer të hapura, ku pritet të prezantohen dëshmitë materiale nga ana e Prokurorisë.

Përndryshe Alsat-M një ditë më parë raportoi se vazhdon maltretimet ndaj të akuzuarve në rastin “Lagja e Trimave” nga ana e forcave policore gjatë transportit të tyre për në gjykatë. Avokatja  Artene Ademi tha se gjatë transportimit nga burgu për një gjykatë, pjesëtarët e njësive speciale kanë maltrtuar për një orë të akuzuarit Enverhoxha Klain. Ajo kërkoi nga përfaqësitë ndërkombëtare që të ndihmojnë në parandalimin e dhunës. Për shkak të maltretimeve në seancat e kaluara gjyqësore, të akuzuarit disa herë  kanë kërkuar  ndërhyrjen e ndihmës.

Senat Zylbehari