Vazhdon keqtrajtimi i të akuzuarve në rastin “Kumanova”

Procesi gjyqësor për rastin e Kumanovës ka vazhduar nën hijen e keqtrajtimit të serishëm të pjesëtarëve të grupit. Enver Hoxha Klain, Musadik Pajaziti dhe Elham Arifi, kanë qenë viktimat e radhët të pjesëtarëve të njësiteve speciale rrugës për në gjykatë. Pos keqtrajtimit fizik, të akuzuarit Elham Arifi, policët i kanë thënë gjithashtu se gjykata do ta dënoj me 16 vjet burg, njofton Alsat M.

Avokatja Artene Ademi kërkoi nga prokuroria të ndërmerr masa dhe të shqyrtojë ankesat e të paraburgosurve.

“Gjatë transportit ushtrohet dhunë permanente dhunë maltretime që zakonisht gjykata kërkon që të dëshmojmë a ka shenja por ata janë dhunë permanente fizike, psikike ofendime dhe zakonisht zgjatë një orë”, tha Artene Ademi, avokate.

Gjykatësja e lëndës Verka Petrovska kërkoi nga të keqtrajtuarit që pasi të kthehen të burg të marrin një raport nga mjeku burgut për të konstatuar pretendimet e tyre për keqtrajtim nga ana e policisë speciale.

Gjatë seancës së sotme janë shpalosur dëshmitë materiale, gjegjësisht armatimi i zënë në Gushincë, ku në videot dhe fotot e prezantuara shihej edhe i akuzuari Sulejman Osmani duke u treguar pjesëtarëve të policisë ku është fshehur armatimi i grupit të Kumanovës në rrethin të fshatit Malinë. Por, Osmani i cili kishte ikur policisë dhe më pas ishte ekstraduar nga Kosova sipas avokatit Naser Raufi nuk do të bashkohet lëndës për shkak të kohës.

“Sulejmani nuk i bashkëngjitet në këtij grupi pasi arsyeja sipas gjykatës është intervali kohor për shkak se duhet provat të përsëriten në rast se bashkohet.