Vazhdon kërkimi i vajzës nga Prishtina që u zhduk para tri javësh

Familja e Liridona Krasniqit, vajzës e cila u shpall e zhdukur tri javë më parë vazhdon kërkimin, pasi nuk kanë marrë asnjë informatë rreth vendndodhjes së saj.

Familja e saj ka bërë të ditur se vajza e tyre, Liridona Krasniqi, 26-vjeçare, është zhdukur që nga e mërkura e 18 janarit dhe më nuk është parë nga ora 09:00 e asaj dite, kur ajo ka dalë nga shtëpia.
Familjarët thonë se Liridona kishte dalë nga shtëpia me qëllimin që të gjejë një punë për vete por më nuk është kthyer në shtëpi.

Ata bëjnë apel nga gjithë ata që e kanë parë Liridonën të telefonojnë në numrin 044630475.