VAZHDON MBLEDHJA MARATONIKE E BDI-SË, VENDIMI DO MERRET NATËN VONË

Vazhdon mbledhja maratonike e kryesisë së Bashkimit Demokratik për Integrim në Reçicë të Vogël për të vendosur për pjesëmarrje në Qeveri. Deri pasdite vonë Kryesia nuk ka marrë asnjë qëndrim vendimtarë se a do të bëjë koalicion me VMRO-DPMNE apo jo. Zëdhënësi I Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, në prononcimin për media ka thënë se krahas Kryesisë, pjesë e mbledhjes janë edhe deputetët e rinj. Me rëndësi, sipas tij, është që të ruhet platforma e kësaj partie  dhe kontrata që ka me votuesit shqiptarë.“Është një debat konstruktiv, me argument pro dhe kontra, shumë racional, pa anime, pa preference. Për ne me rëndësi është që Platforma dhe kontrata që BDI ka nënshkruar me popullin shqiptarë më 11 dhjetor dhe ne jemi të obliguar që atë edhe ta implementojmë. Për momentin nuk një epilog konkret, nga ky debat. I hedh poshtë pretendimet se Ali Ahmeti preferon VMRO-DPMNE, pasi po të kishte një qëndrim të tillë, nuk do të kishte nevojë për diskutim të kryesisë, sepse këtë ia mundëson statusi i partisë, mirëpo Ahmeti ka futur 5 opsione në lojë dhe ai kërkon që vendimi të jetë në të mirë të gjithëve dhe merr mendim nga të gjithë”, tha Osmani. Ai theksoi se në pyetje janë pesë opsione për të cilët duhet të vendos BDI-ja. ”Ne i kemi pesë opsione, një është me VMRO-në, dy është me LSDM-në, nën tre është Qeveri e zgjeruar, nën katër të mbetemi në opozitë dhe nën pestë zgjedhje të parakohshme. Për momentin nuk dominon ndonjëri opsion”, tha Osmani. Mbledhja e kryesisë së BDI-së do të vazhdojë deri në orët e vona për të marrë një qëndrim konkret se me cilën parti do të bëjë koalicion.