Vazhdon seanca e KSHZ-së për ankesat e LSDM dhe Besës

Ka vazhduar seanca e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, ku në rend dite janë ankesat dhe parashtresat e LSDM-së, e cila konsideron se ka parregullsi në zgjedhje dhe me këtë rast i janë marrë vota,

Para fillimit të seancës, përfaqësuesi i autorizuar i ”Koalicioni për jetë në Maqedoni”, që udhëhiqet nga LSDM-ja, i ka tërhequr dy nga katër ankesat dhe parashtresat e pa shqyrtuara. Pra mbeten të shqyrtohen vetëm dy parashtresa.

Tani për tani shqyrtohet një ankesë në lidhje me çështjen e mbledhjes së votave dhe raportimit në KSHZ.

15:15

Me 7 vota kundër dhe 2 vota pro, u hodh poshtë parashtresa e LSDM-së për kërkesën e rivotimit në vendvotimin 1978, që sipas LSDM-së, nuk ka patur përputhje të numrave në procesverbal dhe atij të shuëmzimit dhe raportimit në KSHZ. Paraprakisht u refuzua edhe propozimi për ta rinumëruar këtë vendvotim.