Vdekjet nga puna e tepërt

Miliona njerëz në Japoni janë në rrezik që të përfundojnë në varreza para kohe.

E njohur për kulturën e saj të punës ndëshkimore e quajtur “salaryman”, vendi po përpiqet për të luftuar këtë fenomen për shkak të ndikimit negativ tek shëndeti i punonjësve. Planet për përmirësimet e ligjit të punës mund të përmirësojnë situatën.

Një studim i kohëve të fundit nga qeveria ka gjetur se një në pesë punëtorë është në rrezik për të punuar gjer në vdekje.

Ky është një nga problemet e mëdha në Japoni, ndërsa bëhen thirrje për masa të ashpra. Reagimet erdhën pas vdekjes së fundmi të një 24 vjeçarjeje në Dentsu e quajtur Matsuri Takahashi, punonjëse e një agjencie të madhe reklamash.

Ngjarja ndodhi në dhjetor të vitit të shkuar, ndërsa zyrtarë në Tokio njohën vetëvrasjen e saj si rezultat i “Karoshi-t”,  term i përdorur për punëtorët që punojnë aq shumë sa ata vdesin nga sëmundjen që lidhen me stresin ose përfundojnë në depresion dhe më pas vrasin veten.

“Vdekja e zonjës Takashi ishte shkaktuar nga depresioni i rëndë shkaktuar nga puna jashtë orarit”, tha Hiroshi Kawahito, një avokat që përfaqëson rastin e saj.

Sipas autoriteteve, ajo kishte arritur rreth 105 orë punë plotësuese në muaj, duke çuar në vetëvrasjen e saj.  Termi “Karoshi” është shpikur për herë të parë në vitin 1970, gjatë epokës së pasluftës për rritjes së shpejtë të ekonomisë së Japonisë.