Vdes astronauti amerikan, personi i fundit që shkeli në Hënë

Astronauti amerikan, Gene Cernan – personi i parë që ka shkelur në Hënë – ka vdekur në moshën 82 vjeçare.

Agjencia amerikane hapësinore, Nasa, tha se ndihet “e mërzitur me humbjen” e astronautit të pensionuar, raporton BBC.

Kapiteni Cernan ishte një prej tre personave që ka shkuar në Hënë dy herë dhe personi i fundit që ka lënë gjurmë në sipërfaqen hënore më 1972, transmeton Koha.net.

Fjalët e tij të fundit që i kishte thënë atje, janë: “Largohemi ashtu siç erdhëm dhe, dashtë Zoti, të kthehemi në paqe dhe shpresë për të gjithë njerëzimin”.