Vdes deputeti i LDK-së, Agim Kikaj

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë këshilltarja për media e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Netja Bejta.

“Jam shumë e pikëlluar për lajmin e vdekjes së njeriut shumë të ndershëm dhe intelektual deputetit të LDK-së , zotit Agim Kikaj . Para disa orësh e takuam në punimet e KP -së, njeri shumë modest dhe optimist për ne të rinjtë”, ka shkruar ajo,

Deputeti Agim Kikaj ishte deputet në legjislaturën e Kuvendit të Kosovës e cila u shpërbë para dy jave.

Shkaktari i vdekjes se tij mësohet të jetë infarkti në zemër.