Vdes futbollisti legjendar kroat, gjendet i vdekur në garazhë

Vdes futbollisti legjendar kroat, gjendet i vdekur në garazhë

Ish futbollisti legjendar kroat, Zvjezdan Cvetković është gjetur i vdekur në një garazh në Zagreb. Ish legjendari i Dinamo Zagrebit dhe ish selektori i Jugosllavisë së dikurshme thuhet se është gjetur me shenja mavijosje në trup.

56 vjeçari kroat njihej si një nga mbrojtësit më të famshëm në histori të Dinamo Zagrebit dhe Kroacisë.

Policia është duke u marrë me vdekjen e dyshimtë të tij ndërsa ende nuk ka dhënë ndonjë detaj rreth këtij rasti