Vdes ish selektori i Anglisë (Foto

Graham Taylor, ish selektori i Anglisë, ka vdekur në moshën 72-vjeçare

Futbolli anglez është në zi. Ish selektori i Anglisë, Graham Taylor ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare.

Graham kishte drejtuar Anglinë në mes të viteve 1990-1993. Ai gjatë karrierës ka drejtuar edhe skuadrat e njohura angleze Aston Villa dhe Watford.

Kurse, si futbollist ka qenë pjesë e skuadrave angleze si: Grimsby Town dhe Lincoln City. /Express/