Vdes kampioni 20-vjeçar i shahut në Rusi, ra nga kati i 12

Kampioni rus i shahut Yuri Yeliseyev, 20 vjeç, ka humbur jetën pasi ra nga ballkoni në katin e 12 të apartamentit të tij në Moskë.

Një nga miqtë e tij, Danil Dubov, tha se Yuri po përpiqej të kalonte në një ballkon tjetër por rrëshqiti.

Yeliseyev raportohet se kohët e fundit praktikonte sportin e parkur (vrap i lirë mbi pallate apo terrene të vështira), dhe shpesh i pëlqente të ngjitej ose vraponte nëpër çati.

_92690368_mediaitem92690366

Ai  shpall kampion bote i të rinjve në vitin 2012 dhe mori titullin mjeshtër që në moshën 17-vjeçare.

Ai fitoi turnen Moscow Open në vitin 2016 dhe zuri vendin e 42 në listën e mjeshtrave rusë. Renditja e tij botërore është 212.

Policia tha se nga plagët që kishte në trup dukej qartë se ishin lëndime nga rënia nga kati 12.

“Sot vdiq miku im i ngushtë, një lojtar shahu i shkëlqyer, një nga njerëzit më të talentuar që unë njoh, Yuri Yeliseyev, “ shkruajti Danil Dubov në Facebook./oranews

_92692216_72929860