Vdes legjenda e muzikës Country

Legjenda e muzikës Country, Don William ka humbur jetën sot (8 shtator) në moshën 78 vjecare.

Gazetari i tij njoftoi se ai po luftonte prej kohësh me një sëmundje. Don William ka sjellë hite të mëdha për muzikën botërore si ‘You’re my best friend’, ‘Love me again’ dhe ‘I’m just a country boy.’

Don u martua me Jo Butcher në vitin 1960 dhe kanë gëzuar prej vitesh dy djemjtë Gary dhe Timmy. Në 2016, ai anuloi të gjitha koncertet prej gjendjes së rënduar shëndetësore dhe pas një muaji njoftoi daljen në pension.

“Është koha të kënaqem i qetë në shtëpi. Jam shumë mirënjohës për fansat, miqtë dhe familjen time për dashurinë dhe mbështetjen që më kanë dhënë,” – tha ai në deklaratë para se të dilte në pension.