Vdes në moshën 83 vjeçare ish-diktatori i Panamasë

 

Gjenerali Manuel Antonio Noriega, ish-udhëheqësi ushtarak i Panamasë, ka vdekur në moshën 83-vjeçare, njoftuan zyrtarët.

Noriega kohët e fundit iu nënshtrua një operacioni, pasi vuajti nga një hemorragji pas operacionit të trurit.

Njeriu i fortë u burgos në Panama për vrasje, korrupsion dhe përvetësim. Ai u lirua në janar për t’u përgatitur për operacionin.

Vdekja e tij u njoftua nga sekretari i shtetit për komunikim, Manuel Dominguez