Vdes një 16-vjeçar nga shembja e dheut në Skenderaj

Sot rreth orës 16:00 ka humbur jetën një 16 vjeçar nga fshati Kllodernicë i Skenderajt si pasojë e shembjes së dheut.

Në kohën e incidentit viktima ishte së bashku me familjarët e tij duke mbushur me dhe rimorkion e një traktori.

Përveç viktimës, lëndime kanë pësuar edhe dy persona të tjerë të cilët ndodhën në Spitalin e Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar për kp zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Agim Zahiti.

Ai ka njoftuar se Policia e Kosovës është në vendin e ngjarjes.