Vdes një person, bie nga kati i 9-të në Dardani

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në vendin e quajtur Kurriz në Prishtinë.

Një person i gjinisë mashkullore ka rënë nga kati i 9’të i një ndërtese dhe ka vdekur menjëherë.

Florije Ahmeti nga zyra për informim e Policisë rajonale të Prishtinës, e ka konfirmuar rastin në një prononcim për gazetametro.net.

Ajo ka thënë, se policia dhe ekipet mjekësore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Ndërsa vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes.

Ahmeti ka thënë se viktima është rreth moshës 60 vjeç.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar shkaqet e rastit.