Vdes një tjetër grua, u hodh nga kati i katërt i pallatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier. Një 70 vjeçare i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte.

Sipas Policisë, ajo ka mbërritur e vdekur në spital, ndërkohë që po hetohen shkaqet e ngjarjes.

“Në datën 02.09.2017, rreth orës 10:40, në urgjencën e spitalit Fier, është sjellë me ambulancë e vdekur shtetasja H.R, 70 vjeçe, banuese në lagjen “8 Shkurti” Fier, e cila është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banon”, thuhet në njoftimin e Policisë.