Vdes skijatori gjerman në Kodrën e Diellit

Shtetasi gjerman C.K.H 61 vjeçar, ka ndërruar jetë në rrethana ende të pa verifikuara përderisa skijonte me një grup skijatorësh në pjesën e pasme të malit Ceripashina në vendin e quajtur Kazani dhe Kodrës së Diellit.

Sipas informacioneve të policisë, shtetasi gjerman ka arritur mbrëmë në Kodrën e Diellit dhe së bashku me një grup skijatorësh janë ngjitur në pjesën e pasme të malit Ceripashina ku kishte më shumë borë për skijim.

Kurse, sipas disa personave që ishin pjesëtar të këtij grupi skijatorësh treguan se shtetasi gjerman , përderisa skijonte ndaloi dhe u rrëzua në borë. Menjëherë u njoftuan ekipet policore dhe me intervenimin e helikopterëve u dërgua në klinikën “Sistina” në Shkup ku mjekët konfirmuan vdekjën e tij.

Ndërkaq, trupi i të vdekurit u dërgua për obduskion në Institutin për Mjekësinë Ligjore në Shkup.