Vdes tragjikisht fëmija shqiptar në Francë

 

Një foshnje 16-muajshme me origjinë shqiptarë, ka humbur jetën tragjikisht duke rënë nga kati i shtatë i një ndërtese në Amiens, Francë, këtë të mërkurë.

Prokuroria franceze ka njoftuar sot se kemi të bëjmë me një ngjarje aksidentale, pas autopsisë së trupit të foshnjës, gjetjet në vendin e ngjarjes dhe marrjes së dëshmive të prindërve të fëmijës.

Sipas prokurorisë franceze: Mbrëmjen e së mërkurës, fëmija ishte i vetëm në dhomë, ndërsa nëna e tij, një 24-vjeçare shqiptare, ishte në një dhomë tjetër së bashke me vajzën.

Pas rënies nga dritarja e banesës, fëmija vdiq disa orë më vonë në spitalin e Amiens.