Vdes vajza miliardere e ish-presidentit, ja shkaku

Ish-miljarderia, vajza e ish-presidentit të Uzbekistanit, Islam Karimov , Gulnara Karimova ka humbur jetën.

Shërbimet e Sigurimit Kombëtar Uzbek SNB bëjnë me dije se 44-vjeçarja vdiq më 5 nëntor në Tashkent dhe dyshohet se është helmuar në spitalin pikiatrik .

Sipas ‘Daily Mail’ miljarderja është mbyllur në spitalin psikiatrik në 2013-ën nga pasardhësi i babait të saj.

Po ashtu të njëjtat burime bëjnë me dije se ajo nuk është lejuar të marrë pjesë në funeralin e babait të saj në shtator të këtij viti.