Vdesin 44 persona nga etja në shkretëtirën e Saharasë

44 persona kanë vdekur nga etja pasi kamioni i tyre u prish në shkretëtirën e Saharasë në veri të Nigerit, ka thënë Kryqi i Kuq për “ BBC”.
Gjashtë persona arritën të mbijetonin dhe ecën deri tek fshati më i afërt.
Ata rrëfyen se disa fëmijë gjendeshin në mesin e të vdekurve.
50 qytetarët nigerianë po përpiqeshin të shkonin në Libi, raportojnë mediat vendase.
Deri më tani askush nuk e ka vizituar vendngjarjen për të identifikuar trupat.
Rruga nga Nigeiria në Libi është një nga mënyrat kryesore që emigrantët të arrijnë Afrikën e Veriut përpara se të kalojnë Detin Mesdhe për të arritur në Evropë.