Vdiq për të mbrojtur vajzat myslimane, nëna e amerikanit: Im bir është një hero

 

Nëna e amerikanit që vdiq duke mbrojtur dy vajza të reja nga ngacmimet anti-myslimane është shprehur se ai “është dhe do të mbetet hero” edhe pas vdekjes së tij.

Taliesin Myrddin ishte një nga dy meshkujt që u therën për vdekje në një tren , të premten në Portland, Oregon.

Viktima e dytë , 53 vjeçari Ricky John Best, ishte babai i katër fëmijëve dhe një veteran ushtarak, ka bërë të ditur policia amerikane.

Një tjetër pasagjer u plagos para se sulmuesi të arrestohej.

Ai filloi të sulmonte dy vajzat duke thënë se të gjithë myslimant duhet të vdesin.

Por 3 burra u ngritën për t’i ndihmuar raporton “BBC”

“Nuk mund t’i lëndosh, ata janë thjesht 2 vajza të vogla “, mësohet se i tha ‘heroi’ Talisein sulmuesit.

Autori do të paraqitet në gjyq të martën, i akuzuar për vrasje të rëndë, vrasje në tentativë dhe kërcënim, bëjnë të ditur autoritetet amerikane.

ImageImage