Vejseli ka një porosi për Ivanovin

Partia për Prosporitet Demokratik i bën thirrje kryetarit Gjorge Ivanov që pa asnjë mëdyshje t’ia jep mandatin Zoran Zaevit për formimin e qeverisë në përputhshmëri me rekomandimet e Komisionit Evropian.
PPD vlerëson se tani nuk është koha për asnjë gjimnastikë politike dhe përfaqësuesit e partive politike dhe institucioneve shtetërore duhet të sillen në mënyë të përgjegjëshme dhe të pranojnë sfida me të cilat përballet vendi me qëllimin për të dalë nga kriza ekonomike, sociale dhe politike. (INA)