Vejseli: Vetëm PPD-ja ka forcë për të marrë atë që u takon shqiptarëve (Video)

Partia e Prosperitetit Demokratik (PPD) e mbajti tubimin e fundit të fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo parti garon vetëm në NJZ6, ndërkaq bartësi i listës, kryetari Abdyladi Vejseli theksoi se nëse bëhen pjesë e qeverisë së re, do të angazhohen për hapjen e vendeve të reja tëpunës, si edhe për amnesti për të gjithë të burgosurit politik shqiptar në Maqedoni.

Sipas tij, këto të burgosur politik janë të dënuar në raste të montuara politike dhe procese të montuara gjyqësore. Vejseli thotë se vetëm PPD-ja mund ta merr atë që u takon shqiptarëve.