Veljanoski i shpalli zgjedhjet e parakohshme parlamentare

“Më lejoni t’ju njoftoj se në pajtim me përcaktimet kushtetuese dhe ligjore, si kryetar I Kuvendit të Republikës së Maqedonisë  e firmosa vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të mbahen më 11 dhjetor të këtij viti”, deklaroi Veljanoski duke shtuar se me këtë akt, dhe në pajtim me rregullat e demokracisë mandatin sërish ia kthejmë pas popullit, i cili është i vetmi autoriteti më i lartë për të gjykuar, vlerësuar dhe vendosur se cili opsion politik  duhet ta  fitoj nderin, por dhe obligimin që ta udhëheq shtetin tonë.

“Në ndërkohë, Republika e Maqedonisë, do të hyjë në një periudhë të rëndësishme me aktivitete të shtuara të subjekteve politike. Por sinqerisht shpresoj se kjo do të kaloj në një atmosferë të pjekur, me dinjitet dhe të matur dhe qëllimi do të jenë zgjedhjet e 11 dhjetorit kur do të duhet në një atmosferë festive  të zgjedhen përfaqësuesit e popullit, që do ta përbëjnë përbërjen e nëntë të shtëpisë ligjvënëse”, deklaroi Trajko Veljanoski.


Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko Veljanoski sot në mesditë do të nënshkruajë Vendim për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Paraprakisht, ashtu siç kumtoi kabineti i Veljanoskit, do të ketë takim me kryetarin e Komisionit shtetëror zgjedhor, Aleksandar Çiçakovski.

Shpallja e zgjedhjeve është mundësuar pas shpërndarjes së mbrëmshme të Parlamentit të Maqedonisë.

Me 110 vota “për” deputetët dje pasdite e sollën vendimin për shpërndarje të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, me çka mundësohet mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 11 dhjetor, sipas Marrëveshjes së liderëve të katër partive më të mëdha politike për tejkalimin e krizës politike.