Vëllai i Bersant Celinës shumë shpejt nga U19 në ekipin e parë të Kosovës

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll për përfaqësuesen U19, Ramiz Krasniqi, ka konfirmuar se talenti kosovar Lot Celina do të kalojë nga kjo përfaqësuese në atë U-21 dhe që shumë shpejt do t’i bashkohet edhe ekipit të parë.

Ai në Sportin Total të KTV-së ka vlerësuar lartë vëllanë e yllit të Kosovës Bersant Celinës duke thënë se Loti mund t’i bashkohet ekipit të parë duke parë edhe talentet tjera që janë pjesë e përfaqësueses.

“Lot Celina është supertalent. Ai ka trup të gjatë dhe mund të luajë për këdo. Së shpejti do të dalë në U21 e ndoshta edhe në ekipin e parë”, ka thënë ai.

Krasniqi po ashtu ka konfirmuar se përfaqësuesja U19 së shpejti do të luajë dy miqësore ndaj Zvicrës, ndërsa përzgjedhësi i U21 Rafet Prekazi ka deklaruar se nuk kanë aranzhuar akoma asnjë miqësore.