Vëllai i Kim Jong-ut mund të jetë helmuar nga dy femra

Koreja e Jugut thotë se është e sigurt se gjysmë-vëllai i liderit Kim Jong-un të Koresë së Veriut është vrarë në Malajzi.

Kim Jong-nam vdiq pas një sulmi me helm në aeroportin në kryeqytetin Kuala Lumpur, të hënën, shkruan BBC.

Asnjë motivi nuk është konfirmuar dhe nuk janë identifikuar sulmuesit.

Por, mediat britanike kanë publikuar një video, ku pretendohet se dy femra kanë helmuar me një leckë gjysmë vëllain e Kim Jongut.

Presidenti i Koresë së Jugut, Hëang Kyo-ahn, tha se nëse Koreja e Veriut është përgjegjësia, ateherë po tregon “brutalitetin dhe natyrën çnjerëzore” të saj.

Kjo është vdekja e profilit më të lartë në Korenë e Veriut, pasi xhaxhai i Kim Jong-un, Chang Song-thaek, u ekzekutua në vitin 2013.

Koreja e Veriut nuk ka komentuar mbi vdekjen, por zyrtarët nga ambasada e Malajzisë në vend kanë vizituar spitalin në Kuala Lumpur.